Sidnei, Bari ku klientët e marrin kusurin vet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2015, 20:36
“Bacino Bar North Sydney” është bari në të cilin klientët paguajnë dhe e marin vet kusurin e tyre.Ky lloj sistemi ka funksionuar që para 15 vitesh, kur u hap lokali në Sidnei të Australisë.Pronari i tij Chris Maraziotis tha për Daily Mail se kjo ide erdhi pasi stafi ishte shumë i zënë për të marrë porosinë dhe paratë në të njëjtën kohë.“Dikush lë më pak para në banak dikush lë më shumë.Funksionon e gjitha.”-ka vazhduar ai.Bari shërben qindra kafe në ditë dhe megjithëse për Maraziotis është e vështirë të drejtojë një biznes të tillë ai u shpreh se nuk ndodh shpesh që klientët të përpiqen të vjedhin.“Nëse vijnë këtu përditë dhe i pëlqen kafeja jonë, pse do rrezikonin?”-shtoi pronari australian.
/Oranews.tv/