Ndotja e detit, Malltezi: Duhej shpallur Emergjenca Kombëtare

Koordinatori për mjedisin dhe turizmin në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi, ka akuzuar qeverinë për neglizhencë për gjetjen e fajtorëve të ndotjes së detit në Durrës. Jamarbër Malltezi tha se duhej të ishte shpallur Emergjenca Kombëtare dhe qytetarët të njiheshin me rrezen dhe shkallën e ndotjes.Krim mjedisor dhe neglizhencë totale e strukturave qeverisëse, e ka cilësuar gjendjen në plazhin e Durrësit koordinatori për mjedisin dhe turizmin në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi, i cili akuzoi strukturat shtetërore se nuk po punojnë për ta stabilizuar situatën dhe vënë para drejtësisë autoret. Malltezi tha se duhej të ishte shpallur emergjenca kombëtare dhe qytetarët të njheshin me rrezen dhe shkallën e ndotjes.Jamarbër Malltezi: “Shteti është në gjumë kur është fjala për mjedisin, për shëndetin, për sigurinë, për turizmin. Por ama është goxha aktiv kur është puna për tendera dhe vjedhje në shëndetësi , në mbrojtje , në energji. Po pse nuk shpallet emergjenca civile? Kjo sepse edhe pas një jave nga krimi ekologjik për fat të keq qeveria ende nuk di të thotë asgjë.Malltezi kishte 11 pyetje për qeverinë, në lidhje me mënyrën e rehabilimit të zonës dhe dëmshpërblimin e peshkatarëve të dëmtuar nga ndotja.Jamarbër Malltezi: "Pse nuk zbatohet ligji për mbrojtjen e mjedisit detar dhe ligji për emergjencat civile?A ekzistojnë në këtë vend institucione të tjera si Agjencia e Bregdetit, Kapiteneria e Portit,Roja Bregdetare, Inspektoriati i Mjedisor, Agjencia Kombëtare e Ushqimit? Pse paguen mijëra paga për punonjës dhe institucione që kur na duhen , këto qënkan në gjumë?"Gjatë inspektimit të zonësë së ndotur nga hidrokarburet në plazhin e Durrësit, koordinatori për mjedisin dhe turizmin në Partinë Demokratike, shoqërohej nga krerë të degës lokale të PD-së. /Oranews.tv/