Biznesi kundër qeverisë, do të ankimojë në Kushtetuese forcimin e gjobave

Përfaqësues të biznesit vendas dhe të huaj janë të vendosur t'i kundërvihen qeverisë edhe në Gjykatën Kushtetuese ku do të godasin ligjin e ri të proçedurave tatimore që parashikon dhjetëfishimin e gjobave dhe që hyn në fuqi të enjten. Shqetësimi i botës së biznesit lidhet me ashpërsimin e penaliteteve në kuadër të luftës ndaj informalitetit. Biznesi i sugjeron Qeverisë të zbusë tonet dhe të tërhiqet nga këto ndëshkime sepse ekonomia është në ditët e saj më të zeza.Tirane- Biznesi vendas por edhe ai huaj do të ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet ligjore ne ligjin e proçedurave tatimore që parashikon 10 fishimin e gjobave ndaj atyre bizneseve që kapen me shkelje.Ky vendim u bë publik në një aktivitet të organizuar nga Fondacioni për Liri EkonomikeVetëm një ditë para hyrjes në fuqi të masave të reja shtrënguese për biznesin.Nikolin Jaka : "Në fazën e organizimit për të strukturuar kërkesën tonë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese sidomos për kalimet e fondit që janë bërë. Aq më tëpër që ne po bëjmë dhe një analizë më të thelluar të sistemit fiskal në Shqipëri."Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka kërkon një zgjidhje më të butë për të luftuar informalitetin pasi ashpërsimi i penaliteteve do të sjellë falimentin e biznesit dhe rritjen e korrupsionit.Nikolin Jaka : "Do rrisi në nivele të larta shkallën e korrupsionit lidhur me administrimin tatimor."Përfaqësuesi i biznesit amerikan në vendin tonë apelon për përmirësimin e klimës së biznesit dhe vijon replikën në distancë me kryeministrin që e atakoi pak kohë më parë për qëndrimet e tij.Mark Crawford: "Në Amerikë nuk është se do pyesim njerëzit nëse nuk marrin kupton tatimor sepse taksat u zyrtarizuan dhe nuk hyn TVSH . Unë asnjë herë nuk kam parë në jetën time një kontroll,asnjë punonjës kontrolli."Ndërsa drejtuesi i shoqatës së fasonëve Ekonomia Shqiptare është në ditët e saj më të zeza.Gjergji Gjika : "Është llahtarisur gjysma e Shqipërisë.Trembin të hapin dyqanet sepse thonë se pa mbaruar kjo vala do shkojnë në burg."Operacioni antinformalitet i nisur në 1 shtator është përshëndetur nga biznesi i cili nuk është kunder formalizimit por sugjeron qeverinë të zbusë qëndrimet e ashpra për dënimet me burg dhe gjobat.Nga dita e nesërme biznesi do përballet me ligjin e ri i cili parashikon:Gjobat sipas ndryshimeve në ligj1-Moslëshimi i kuponit, gjoba nga 50 mijë bëhet 500 mijë lek.2-Mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël 500 mijë lekë.3-Mos deklarimi i pagës reale ,gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal4-Mos deklarimi i adresës nga biznesi gjobë 500 mijë lekë5-Tregtimi i mallit pa dokumenta gjobë 10 milionë lekë ./Oranews.tv/