Polici ndihmon vrapuesin të përfundojë garën (VIDEO)

John Cain është polici i cili ka ndihmuar një vrapues të dëmtuar të përfundojë garën në maratonën Rock n Roll në Savannah të SHBA.


 Maratona u zhvillua mëngjesin e së shtunës në kushte ekstreme moti me shumë nxehtësi dhe lagështi ku pjesa më e madhe vrapuesve u detyruan ta linin garën.Cain u shpreh për BuzzFeed News se ai e dalloi vrapuesin kur u rrëzua disa hapa larg vijës së finish-it.“E ndihmova të ngrihej dhe atij po i dilnin lotë teksa po ecnim për në vijën e finishit.Mund të ndjeja lumturinë që vinte prej tij,” – ka vazhduar polici.Të gjithë spektatorët duartrokitën ndërkohë që John e shoqëroi vrapuesin deri në fund të pistës."Ishte një nga ato momentet humane kur lidhesh shumë me dikë për ta ndihmuar të arrijë diçka.Doja ta ndihmoja sepse e dija sa rëndësi kishte për të,"- tha Cain.353241242/Oranews.tv/