Anastacia rrëfen se ka pasur varësi nga botoksi
Në një rrëfim të sinqertë, artistja me famë botërore Anastacia ka folur për herë të parë për presionin që ekziston në industrinë e muzikës, për t’u dukur gjithnjë të rinj. Në një intervistë për “Daily Star”, 47 – vjeçarja tha se kur ishte në të 30 – at ishte e varur nga përdorimi i botoksit… “Përdorja aq shumë botoks sa erdhi një moment që nuk e njihja më veten. Atëherë vendosa të ndaloj, por e pranoj që kisha krijuar varësi ndaj botoksit”, tha këngëtarja për “Daily Star”.Gjatë intervistës, ylli i hitit “Left Outside Alone” tregon se në fillimet e karrierës, ata që e menaxhonin gënjyen për moshën e saj. “Gënjyen që në fillim për moshën dhe të gjithë e besuan. Të gjithë mendonin se isha 20 – vjeç kur në të vërtetë isha në mesin e të 30 – ve”.Këngëtarja e madhe e muzikës pop njihet edhe si simbol i forcës femërore. Mesazhet e saj të forta se femra mund t’ja dalë edhe në luften ndaj tumorit, kanë frymëzuar më mijëra gra në të gjithë botën.Këngëtarja me zë unik dhe një karrierë të sukseshme numëron më dhjetëra këngë hit, mes tyre edhe “Sick and tired”, “Not that kind of girl”, “Left outside alone” e shumë të tjera që e bënë të famshme në mbarë botën./oranews.tv/