Producenti i muzikës rep Dr. Dre publikon “Naked”

Një nga producentët më të mirë të muzikës rep, Dr Dre, ka publikuar këngën më të re të tij, e cila titullohet “Naked”. Kënga është në bashkëpunim me Marsha Ambrosius dhe Sly Piper, sipas Billboard. Kjo këngë ishte pjesë e albumit të Dre “Compton”, por që nuk ishte publikuar më parë.Dr Dre e ka publikuar këtë këngë përmes programit të tij në Apple Music. Në këtë program janë të përfshira edhe disa “Freestyles” nga Jaylo Felony, King Los dhe Anderson.Këngëtari dhe producenti amerikan, suksesin më të madh së fundmi e ka arritur edhe me filmin “Straight Outta Compton”, që ka shënuar një sukses të madh në Amerikë./oranews.tv/