24 vjeçari ngjit anën e Kullës Eiffel (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2015, 17:46
24 vjeçari James Kingston është anglezi i cili ka sfiduar sigurinë e tij duke u ngjitur në pjesën anësore të Kullës Eiffel.Video tregon momentin drithërues se si James ecën ndërmjet pengesave të ndërtesës në një lartësi marramendëse .Pasi mbërrin në majë të kullës, ai hap derën e një ashensori ku e prisnin rojet e sigurimit.Megjithatë Kingston ka arritur ti shmangë ato duke u fshehur për 8 orë derisa më në fund policia franceze e ka vendosur në pranga.Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar por pamjet janë shpërndarë së fundmi duke bërë xhiron në internet.
/Oranews.tv/