Clinton: Bosnja rrezikon të mbesë prapa në rrugën për BE/NATO

Sekretarja Amerikane e Shetit te SHBA, Hilari Klinton, gjate vizites se mbajtur sot ne Bosnje, ne kuader te turit te saj te vizitave ne rajonin e Ballkanit, mbajti nje deklarate per shtyp ne te cilen vuri theksin në kapercimin e luftimeve etnike si dhe ndjekjen e reformave kushtetuese te nevojshme per cdo mundesi qe mund ti jepet vendit per anetaresimin në NATO dhe Bashkimin Europian."Nese nuk tregoni se po beni progres atehere ju do te mbeteni pas" - keshtu eshte shprehur zonja.Klinton ne fillim te fjales se saj te mbajtur ne fillim te udhetimit ne tre vendet e Ballkanit, ne prani edhe te Shefes se politikës së jashtme te BE Catherine Ashton, vende te cilat ende diskutojne kushtet qe pas me rënies se Jugosllavisë në vitet 1990."Ndodhemi sot ketu per te nxitur lideret te menjanojne dallimet e tyre politike, te vënë mënjanë retorikën e shpërbërjes, shkëputjes, mohimi i asaj që ka ndodhur tragjikisht në luftë, për hir të të rinjve të këtij vendi"- ka deklaruar Klinton ne nje konference per shtyp te mbajtur pas takimit me Presidencen tripaleshe te Bosnjes.Bosnja mbetet thellësisht e ndarë rreth 17 vjet që prej përfundimit të luftës 1992-1995 te saj, ne te cilen u vrane 100.000 njerëz para se Shtetetet e Bashkuara, nen drejtimin e atëhershëm te presidentit Bill Clinton, te prishnin paqen e ndërmjetësuar atehere në një bazë ajrore në Dejton, Ohajo.Pushteti është i ndarë mes serbëve, kroatëve dhe myslimanëve në një shtet të sunduar nga kuotat etnike. Bosnja mbetet pas fqinjëve të saj te ish-Jugosllavisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.Kroacia, tashmë një anëtare e NATO-s, pritet që të bëhet vendi i dytë nga Jugosllavia për t'u bashkuar me BE në korrik të vitit të ardhshëm. Sllovenia e bëri këtë në vitin 2004. Mali i Zi ka filluar bisedimet e pranimit në BE me Serbine dhe Maqedonine.