Ruli i përgjigjet Ramës për eksportet: Ai abuzon, ose nuk njeh realitetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2012, 16:23
Rama po abuzon me të dhënat e bujqësisë ose nuk njeh realitetitn. Ministri i Bujqësisë ,Genc Ruli, iu kundërpërgjigj akuzave të kreut të opozitës Edi Rama gjatë një vizite në zonën e Baldushkut.Ruli deklaroi se të dhënat më të fundit tregojnë se eksportet janë rritur me 7 herë në krahasim me 2004, fakt që tregon të kundërtën e deklaratave të kryetarit socialist.Gjatë vizitës në fermat e shpendëve në zonën e Baldushkut, ministri i Ruli premtoi subvencione për këto ferma.