Gratë në politikë, Sequi: Më shumë pjesmarrje në zgjedhjet 2013
Shoqëria civile duhet të ushtrojë më tepër presion ndaj klasës politike për anagzhimin më të madh të gruas në strukturat vendimarrëse politike.Ky ka qenë mesazhi që ka dhënë shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, gjatë punimeve të konferencës “1990+20- Lëvizja e gruas - Arritje, Sfida, Rruga përpara”. Duke iu drejtuar grave të pranishmë në këtë tryezë, Sequi apeloi që gratë të dinë të tregojnë rolin e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri.“Shoqëria civile ka një rol kryesor për të luajtur në luftën kundër diskriminimit të gjinisë, duke promovuar barazinë gjinore. Ftoj shoqërinë civile që këtë ta reflektojë duke ushtruar presionin e duhur për klasën politike për anagzhimin sa më të madh të grave në strukturat e partive dhe në vendimarrje. Është rasti që në zgjedhjet paralemantare të vitit 2013 ju të bëni që vota juaj të jetë e vlefshme. Përfaqësues të Bashkimit Europian në Shqipëri i mbështesin si politikisht dhe financiarisht nisma të tilla si kjo që po organizon shoqeria civile” deklaroi Sequi.Konferenca “1990+20- Lëvizja e gruas - Arritje, Sfida, Rruga përpara”, synon të nxjerrë në pah rolin e gruas në përparimin politik, ekonomik dhe social të Shqipërisë në 100 vjet pavarësi me fokus të veçantë në Lëvizjen e Gruas, në këto 20 vjet, pas fitores së demokracisë dhe hyrjes së Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.Konferenca u organizua në bashkëpunim nga shoqatat " Refleksione", " Në dobi të gruas shqiptare" dhe Qëndra e Alerancës Gjinore për Zhvillim.