Hetimi i PS në MM, Rasmussen: Është një çështje e brendshme
Pak ditë pas letrës së deputetëve socialist, Pirro Lutaj dhe Gazmir Bizhga që kërkonin ndërhyrjen e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për të mundësuar kontrollin parlamentar të Ministrisë së Mbrojtjes ka ardhur përgjigjia e Anders Fogh Rasmussen.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e cilëson një cështje të brendshme të kontrollin parlamentar dhe bën thirrje për bashkëpunim mes palëve në Shqipëri për cështjen e mbrojtjes."Shqipëria ka kontribuar në operacionet tona në Afganistan gjatë dekadës së fundit dhe përpjekjet tuaja vazhdojnë të jenë shumë të vlerëuara. Vazhdimësia e pjesëmarrjes së Shqipërisë në KFOR është gjithashtu tepër me vlerë. Mbikqyrja parlamentare është një tipar thelbësor i demkracisë dhe parlamentet e shteteve kanë një rol thebësor për të luajtuar në cështjen e mbrotjes. Është në interesin e shteteve kur intitucionet bashkëpunojnë ngushtësisht dhe në mënyrë konstruktive” shprehet ai.Deputetët socialistë, anëtarë të komisionit të iu patën drejtuar me një letër selisë qendrore të Aleancës së Atlantikut për të denoncuar moslejimin prej më shumë se 2 muajsh të kontrollit të Parlamentit ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Në letër ngrihej shqetësimi për kundërshtimin pa asnjë arsye racionale të Ministrisë së Mbrojtjes për mbikqyrje parlamentare.