Ish-presidenti me kancer Jimmy Carter endet merret me bamirësi, ndërton një shtëpi
Ish presidenti amerikan Jimmy Carter ka punuar edhe punë krahu, teksa i është bashkuar një iniciative vullnetare për të ndërtuar një shtëpi, teksa mjekimet për trajtimin e sëmundjes së kancerit vijojnë, e paralelisht edhe kanceri në tru vijon të përhapet me shpejtësi, duke mos i lënë shumë kohë në dispozicion.Ish presidenti tha në muajin gusht se kanceri i është përhapur në tru në mënyrë të përshpejtuar, një javë pasi ai shpalli lajmin se i ishte nënshtruar një operacioni në tru.Carter, sot 91 vjeç, ka folur edhe më herët për sëmundjen e tij, në Memfis, Tenesi, ku ndihmoi në ngritjen e një qendre me dru me komunitetin atje."Ende ndihem shumë mirë, ende nuk kam parë një reagim të trajtimeve, ndonëse kam nisur një terapi prej 3 javësh. Por gjithsesi ndihem i fortë dhe jam ende në gjendje të bëj gjithçka vetë, dua të vazhdoj kështu" tha Carter.Mjekët zbuluan në muajin gusht pas operacionit, se Carter vuan nga kanceri malinj në tru, një formë kanceri që besohet se ka ardhur nga një pjesë tjetër e trupit të tij dhe është përhapur kudo.Kanceri malinj mund të shërohej nëse do kapej më herët por pasi përhapet mund të shndërrohet në të rrezikshëm dhe kritik për jetën.Pavarësisht faktit se është më i dobët se më parë, carter nuk e ka anulluar udhëtimin e tij drejt Nepalit, në nëntor, për të marrë pjesë në një tjetër projekti humanitar.Carter shpreson të vazhdojë me punën e tij në organizate edhe përgjatë vitit të ardhshëm."Mendoj se zoti po më lejon të vazhdoj për aq kohë sa mundem fizikisht dhe ndihem shumë mirë. Pas 91 vitesh, nuk jam edhe aq keq. Për plot 70 vjet kam bërë zgjedhjet më të mira të mundshme në jetën time, me bashkëshorten time" tha ish presidenti.Në muajin korrik të këtij viti, Carter publikoi librin e tij të quajtur "Një jetë e plotë. Refleksione në të 90-tat".Carter dhe bashkëshortja e tij, Rosalin, kanë 3 djem dhe një vajzë. Ata jetojnë në Xheorxhia, rreth 240 km larg nga Atlanta.