Rekordi i Adele, “Hello” shitet në 1 milion kopje dixhitale javën e parë
Këngëtarja britanike Adele vazhdon të thyejë rekorde me këngën e saj të publikuar së fundmi “Hello”. Në javën e parë të publikimit, janë shitur 1.1 milionë kopje dixhitale të këngës ndërsa sipas Billboard-it, hiti është shkarkuar plot 1 milion herë.Adele ka thyer edhe rekordin e këngëtarit kanadez, Justin Bieber, i cili me hitin “Sorry” gjatë javës së parë të lançimit shiti 276,800 kopje.“Hello” është singëlli i parë i Adele nga albumi i saj “25” që do të publikohet këtë muaj. Ky album vjen pas një periudhe pushimi 4-vjeçare të këngëtares, pas publikimit të albumit “21”, që fitoi 6 çmime Grammy dhe shiti më shumë se 30 milionë kopje në të gjithë botën.Kënga është transmetuar 47.5 milionë herë në të gjithë botën, duke u bërë kënga më e transmetuar në një javë në histori.Videoja muzikore theu gjithashtu një tjetër rekord në 24 orët e para të publikimit, me plot 27 milionë shikime.Sipas të dhënave të publikuara nga Nielsen Music, kënga dixhitale më e shitur në jë javë ka qenë "Right Round" e reperit amerikan Flo Rida's në vitin 2009, me 636,000 kopje. /Oranews.tv/