Jenner & Hadid, engjëjt e “Victoria’s Secret”, tërhiqet Rihanna
Modelja Kendall Jenner bashkë me mikeshën e saj Gigi Hadid kanë konfirmuar se do të behën pjesë e shfaqjes së modës së Victoria’s Secret. 20-vjeçarja e cila një ditë më parë festoi ditëlindjen do të marrë pjesë në shfaqje për herë të parë, ashtu si edhe Hadid.Modelja e konfirmoi pjesëmarrjen nëprmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter, duke u shprehur se kjo ishte dhurata më e bukur që mund t’i bënin për ditëlindje.Kendall shpesh herë kishte deklaruar se e kishtë ëndërr të bëhej pjesë e shfaqjeve të Victoria’s Secret, por nuk mendonte se dëshira e saj për tu bërë “engjëlli” i Victorias do të realizohej kaq shpejt.Ndërsa ylli i Barbadosit, Rihanna, mësohet se nuk do të performojë në shfaqje. Fillimisht ishte njoftuar se këngetarja do të interpretonte së bashku me Selena Gomez dhe The Weeknd, por papritur është ajo është tërhequr, për arsye që ende nuk janë bërë të njohura. Rihanna do të zëvendësohet nga këngëtarja britanike, Ellie Goulding.
/Oranews.tv/