“Hello”, Plagjiaturë? Adele akuzohet se ka kopjuar “Martha” të Waits
Këngëtarja britanike Adele shënoi një rikthim të fuqishëm, pas 3 vitesh mungesë, me hitin “Hello”. Por jo të gjithë janë dashuruar pas kësaj kënge, pasi disa mendojnë se “Hello” ka ngjashmëri me këngën “Martha” të këngëtarit amerikan Tom Waits. Fansa të Waits e kanë akuzuar Adele se ka kopjuar hitin e krijuar në 1973.Gazeta britanike “Mirror”, raporton se kanë qenë të shumtë fansat e artistit 65 – vjeçar që kanë zgjedhur Twitterin për të akuzuar Adele për plagjaturë.“Hello” e Adele është pak a shumë një version tjetër i “Martha” të Tom Waits”, shkruante një përdorues në Twitter, i mbështetur nga disa komentues të tjerë që mbështetën qëndrimin e tij.“Martha” flet për një dashuri të vjetër që vijon të mbetet në zemrën e këngëtarit, pavarësisht se është martuar. Kënga nis kështu: “Operator, numrin të lutem, kanë kaluar kaq shumë vite, a do ta kujtojë ajo zërin tim të vjetër teksa unë fsheh lotët?”Producenti dhe tekst shkruesi Greg Kurstin, i cili ka punuar me Adele për realizimin e hiti “Hello”, duke folur për “Entertainment Weekly” tha se e ka shkruar “Hello” nga asgjëja dhe se është krijim i tij, por nuk e mohoi që ishin frymëzuar nga Waits.“Ajo nuk donte që thjesht të shkruante një këngë pop të zakonshme. Folëm për Tom Waits dhe histori të ngjashme si të tijat. Ai theksoi se Adele dëshironte të bënte diçka të vërtetë dhe që lidhej më mënyrën sesi ndihej”. /Oranews.tv/