Lily Aldridge zbulon të brendshmet me gurë të çmuar, 2 milionë $
Modelja e famshme e “Victoria's Secret”, Lily Aldridge ka zbuluar recipetat 2 milionë dollarëshe që do të mbajë veshur në shfaqjen e radhës të markës prestigjoze të veshjeve intime. Të bredshmet janë krijuar me 6500 gurë të çmuar kristali dhe janë kthyer në një traditë për “Victoria's Secret”.Recipetat, të dizenjuara enkas për Aldridge, janë krijuar me gurë diamante, me topaz blu, safir të verdhë dhe quarz rozë, të ndërthurura me flori 18-karat. Të brendshmet kanë mbi 100 diamantë dhe 400 gurë të tjerë të çmuar.“Këto të brendshme janë dizenjuar posaçërisht për mua dhe më rrinë shumë mirë, janë perfekte. Janë intimot më të bukura që do të shfaqen në pasarelë.”Recipetat me diamantë janë një traditë prej gati dy dekadash në shfaqjet e “Victoria's Secret” dhe janë veshur nga engjëj si Tyra Banks, Adriana Lima dhe Heidi Klum.Edhe pse këto recipeta kushtojnë më pak se ato që janë prezantuar një vit më parë , që u vlerësuan 12.5 milionë dollarë, sërish mbetën një veshje luksi.Ndërsa modelja Aldridge shprehet me shaka se çdo vajzë duhet t’i ketë një palë intimo të tilla.“Nuk e di kush mund t’i veshë, por çdo vajzë duhet t’i ketë një palë të tilla. Unë do të vishja në shtëpi, në një ditë të zakonshme duke parë televizor me tim shoq”, u shpreh me humor 29-vjeçarja.Por të brendshmet e “Victoria's Secret” vijnë edhe më një detaj sigurie.“Recipetat janë të shoqëruara edhe me elementë sigurie. Nëse ti i vesh, një truprojë qëndron afër duke i ruajtur, kështu që asgjë nuk mund të ndodhë. Aldridge do t’i veshë të brendshmet me diamantë në sfilatën e 8 dhjetorit të “Victoria's Secret”.
/Oranews.tv/