Angelina Jolie dhe Brad Pitt në shfaqjen e "By The Sea"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2015, 12:40
Në filmin e tyre të ardhshëm ata luajnë rolin e një çifti pranë divorcit.Megjithatë Brad Pitt dhe Angelina Jolie dukeshin mëse të dashuruar mbrëmjen e së martës në shfaqjen e dramës së tyre “By The Sea”.Yjet e Hollywood-it janë fotografuar duke mbajtur duart dhe duke shkëmbyer shikime romantike teksa u drejtuan për në studion e Directors Guild në teatrin amerikan të Nju Jorkut.40 vjeçarja Jolie shkëlqente e veshur me një fustan bojëqielli përkrahë bashkëshortit të saj Pitt.
/Oranews.tv/