Kate Winslet nuk i lejon fëmijët të përdorin rrjetet sociale
Kate Winslet është nga yjet e rralla që nuk ka profil në rrjetet sociale, si Facebook, Instagram, Twitter apo çfarëdo rrjeti apo shërbimi tjetër social. Si një sipërmarrëse e suksesshme, grua dhe nënë, politika e saj është që të mos përdorë asgjë që mund t'ia rrezikojë privatësinë e familjes së saj. 40-vjeçarja ndjen neveri për rrjetet sociale, ashtu që i ka ndaluar edhe tre fëmijët që të mos kenë qasje në to. "Rrjetet sociale kanë ndikim të madh në vetëbesimin e femrave të reja, sepse krejt çfarë bëjnë është që të rregullohen në mënyrë që t'u pëlqejnë njerëzve te tjerë". "Dhe ku çon kjo? Deri te çrregullimi në ushqyerje. Nga kjo më vlon gjaku dhe kjo është arsyeja që nuk ka përdorim të rrjeteve sociale në shtëpinë time", ka sqaruar ylli i filmit "Titanic". Njëherësh, aktorja ka treguar se me burrin e saj të tretë, Ned Rocknroll, janë marrë vesh që telefonat të mos i marrin në dhomën e gjumit kur shkojnë të flenë./Oranews.tv/