Jennifer Garner në krahët e një mashkulli misterioz

Mesa duket edhe Jennifer Garner , e cila është parë këto kohë me një mashkull misterioz ka vendosur të rinisë jetën e saj. Aktorja se bashku me partnerin e ri janë fotografuar së bashku në Malibu dhe dukeshin si një çift i lumtur. Bashkë me ta ishin edhe fëmijët që aktorja ka nga martesa me Ben Affleck.Jennifer Garner dhe Ben Affleck janë ndarë në qershor të këtij viti dhe prej atëhere janë parë disa herë bashkë, megjithatë duket se nuk ka një kthim të sigurt të tyre.Çift ishte i martuar prej 10 vitesh dhe kanë tre fëmijë. Në lidhje me ndarjen e tyre ata janë shprehur: “Pas shumë reflektimesh dhe konsideratash për njëri–tjetrin, morëm vendimin e vështirë për t’u divorcuar”.Affleck dhe Garner pavarësisht gjithçkaje kanë premtuar se do të ruajnë miqësinë së bashku dhe do të kujdesen rregullisht për fëmijët e tyre. Nga ana tjetër çifti ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithve për ndarjen, duke kërkuar të mos spekulojnë për asgjë./oranews.tv/