Kostumi i Miley për Halloween, reagon Gomez

Miley Cyrus çdo ditë e më shumë e tregon se është kontroversale dhe e çmendur për nga natyra. Dhe sigurisht kjo pritej të shfaqej edhe në një ditë feste si Halloween. Miley 22-vjeç zgjodhi që këtë herë të vishej si Hirushja, veçse ndryshe nga ajo origjinalja artistja e shoqëroi kostumin e saj me një cigare marijuana. Kaq ka mjaftuar që Selena Gomez të shpërthejë.Ky gjest e ka shqetësuar jashtë mase Gomez, e cila sipas sajtit HollywoodLife është shprehur se ky veprim tregon mosrespekt ndaj personazheve të krijuar me aq mund nga “Disney”.Dhe të mendosh që të dyja vajzat janë produkt i këtij të fundit, por ama vetëm njëra prej tyre ndihet mirënjohëse për famën e marrë nga ai!535235/Oranews.tv/