“Avengers” kryeson nominimet në “People's Choice”

Filmi "Avengers: Age of Ultron" kryeson me 7 nominime në People's Choice Awards, përfshirë këtu nominimin si “Filmi më i pëlqyer” dhe “Filmi aksion i preferuar”. Në këtë film interpretojnë aktorët Robert Downey Jr. , Scarlett Johansson dhe Chris Hemsworth.Ndërsa në fushën e muzikës, The Weeknd kryeson me 5 nominime, përfshirë këtu çmimin “Artisti më i mirë mashkull” dhe “Albumi i preferuar” me "Beauty Behind the Madness." The Weeknd ka mundur edhe këngëtaren Taylor Swift e cila ka marrë vetëm 4 nominime, për “Artistja më e mirë femër” dhe "Kënga e Preferuar”, "Bad Blood."Në fushën e televizionit, telefilmi më i nominuar është "Grey's Anatomy", që pritet të fitojë edhe çmimin për “Shfaqja e preferuar TV”.Fituesit e People's Choice Awards do të shpallen në 6 janar në një ceremoni që do të trasmetohet livë nga Teatri i Los Anxhelesit./Oranews.tv/