Surpriza e Justin Bieber, vjen “I will show you”
Çdo ditë nga një surpizë e re! Siç duket Justin Bieber e ka të vështirë të qëndrojë larg vëmendjes, ndonëse këtë herë bëhet fjalë për projektin muzikor të radhës.Përmes një klipi të shkurtër të nxjerrë online, 21-vjeçari ka paralajmëruar singëllin e ri "I'll Show You", duke zbuluar gjithashtu edhe disa skena nga video.Vetëm 13 ditë larg nga publikimi i albumit të ri "Purpose", Justin iu ka dhënë fansave një tjetër arsye për ta porositur atë. Me aq sa shohim, Bieber ka vendosur që kësaj here të gjejë frymëzim tek natyra.Bieber u shpall fituesi i madh i MTV Europe Music Awards, pasi mori 5 çmime.Këngëtari 21-vjeçar mori çmimin Best Male, Best Look, Best Worldwide Act, Biggest Fans dhe Best Collaboration.Në fjalimin e tij përshëndetës, Bieber tha: “Është mirë të jesh sërish këtu me ju, kur ndjen që muzika jote vlerësohet. Dua të falenderoj fansat, prindërit e mi dhe Zotin”.
/Oranews.tv/