Victoria Beckham vlerësohet me çmimin “Luxury Brand of the Year”

Falë punës së palodhur dhe talentit të padiskutueshëm, ajo ka arritur të ndërtojë një nga perandoritë më të mëdha në fushën e modës.Dhe ndërsa linja e saj e re me siguri do t’i fusë në xhep shumë të ardhura, Victoria Beckham është vlerësuar sërish me një çmim për krijimet e saj. 41-vjeçarja ka marrë çmimin ‘Luxury Brand of the Year’, në eventin e përvitshëm të modës ‘Walpole British Luxury Awards 2015’.Duke vërtetuar se ajo është mbretëresha e re në botën e modës, bashkëshortja e David Beckham arriti të mposhte në konkurrim emra të njohur të fushës si Alexander McQueen, Bentley, Burberry dhe Roksanda.Victoria Beckham e filloi karrieren e saj ne vitet ‘90 si pjesë e grupit të madh pop, spirit voice. Në vitin 2007, Victoria nëne e katër fëmijeve, iu përkushtua stilimit, dhe lancoi koleksionin e veshjve te saj.Ndërsa në vitin 2014 ajo hapi dyqanin e saj të parë në Londër.JS75813257 /Oranews.tv/