Dua Lipa, mediat e huaja shkruajnë për këngëtaren shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila është në hapat e saj të parë të karrierës së saj muzikore, po merr mbështetjen e mediave të huaja. E konsideruar si një Rita Ora e re, këngëtarja po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje.“Obsesioni ynë i ri muzikor, Dua Lipa, është ikona londineze në fillim të karrierës së saj.” Kështu nis shkrimin revista “Nylon”, e cila ka promovuar videoklipin më të ri të këngëtares shqiptare,‘Be the One’.Kënga do të jetë edhe në albumin debutues të Lipas, i cili do të publikohet vitin e ardhshëm. Me regji dhe produksion të Nicole Nodland, videoja paraqet pop këngëtaren sensacionale të veshur me disa pallto të jashtëzakonshme gëzofi, ndërsa shfaqet në disa skena të Londrës.Lipa i është përgjigjur pyetjeve të revistës “Nylon” me email duke u shprehur kështu për këngën e saj të re. “Për mua ‘Be The One’ ka të bëjë me vetëbesimin, këmbënguljen dhe luftën për atë çfarë do. Kjo është ajo çka unë dua të bëj në jetën time dhe mënyra se si dua të prezantohem.”Kjo nuk është hera e parë që kjo revistë shkruan për Duan. Një javë para publikimit të “Be the one”, “Nylon” ka realizuar një intervistë me këngëtaren si dhe ka rrëfyer rrugëtimin e saj drejt karrierës muzikore. Për këtë revistë, Lipa ka përshkruar muzikën e saj si një pop të errët.Një bisedë 15 minutëshe me Lipën dhe e kupton se ajo mund të ketë një imazh të vajzës së “keqe” në dukje, por nga brenda është një person shumë i dashur, shkruan ndër të tjera “Nylon”. Sipas revistës, Dua nuk ka frikë nga të qenit një yll i pop-it dhe mendon se tani është koha e duhur që femrat të dominojnë në industrinë e modës. Këngëtarja e re ka realizuar disa ‘covera’, dhe përmes tyre ka dëshmuar se ka një vokal të veçantë.Dua ka debutuar në skenën muzikore me këngën “New Love”, për të cilën ka bashkëpunuar me producentët Andreë Wyatt dhe Emile Hayne, të cilët po ashtu kanë bashkëpunuar edhe me Lana Del Rey-n.Sipas revistën Nylon, disa prej reperëve të saj të preferuar janë Schoolboy Q dhe Chance The Rapper.“Kam kënduar gjithë jetën time. Babai im ishte muzikant. Me origjinë jam nga Kosova, por kam lindur dhe jam rritur në Londër. Jam rritur duke dëgjuar muzikë nga Bob Dylan, David Bowie dhe Sting. Këtë lloj muzike dëgjonte babai im. Tingujt e muzikës së tyre i dëgjoja rrugës për në shkollë. Por, mua më pëlqenin vajzat e mia. Më pëlqente Nelly Furtado dhe Pink. Ishin të preferuarat e mia, i dua shumë. Më pëlqen të mendoj se muzika e tyre më ka ndihmuar të kuptoj çfarë më pëlqen. Pastaj dolën Destiny’s Child dhe kjo ma ndryshoi jetën,”- ka rrëfyer Dua.Dua ka treguar se që prej moshës 15-vjeçare jeton vetëm. “Jam e rritur në Londër, ku edhe kam lindur. Pastaj jam zhvendosur në Kosovë, ku punon babai im dhe kur mbusha 15 vjeç, iu thashë prindërve: “Këtu nuk ka asgjë për mua dhe dua të kthehem në Londër”, ka deklaruar Dua Lipa për Nylon./Oranews.tv/