The Hunger Games, yjet e filmit lënë gjurmët e duarve të tyre në Hollywood
Aktorët e famshëm të “'The Hunger Games: Mockingjay - Part 2”, Jennifer Lawrence, Josh Hutcherson dhe Liam Hemsworth kanë lënë gjurmët e duarve të tyre në Hollywood , në prag të lançimit të pjesës së dytë të filmit që do të shfaqet në kinema më 20 nëntor.Kjo është një ceremoni shumë njohur për yjet në Hollyëood të cilët vendosin duart në një pllakë cimentoje duke lënë gjurmët e tyre.Ceremonia u zhvillua në teatrin Kinez në Hollywood, ndërsa aktorët thanë se pavarësisht se këto ishin xhirimet e fundit të filmit, ata kishin mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin.Filmi “Lojërat e inatit” është bazuar në trilogjinë e shkrimtares Suzanne Collins, por kur u vendos të ekranizohej, historia u nda në dy pjesë. Pjesa e parë, 'The Hunger Games: Mockingjay - Part 1' u shfaq në kinema në nëntor të 2014, ndërsa pjesa e dytë do të shfaqet në mes të nëntorit.
/Oranews.tv/