Robin Williams ishte shkëputur nga jeta shoqërore disa muaj para vetëvrasjes

Komediani Robin Williams kishte planifikuar të bëntë analiza neurologjike, përpara se të vetëvritej vitin e shkuar, dhe me shumë mundësi nuk i mbeteshin më shumë se tre vite jetë. Kështu ka deklaruar vejusha e komedianit të famshëm, Susan Williams.Në intervistën e parë, pasi Williamsu u vetëvar me rripin e pantallonave të tij në shtëpinë e tij në Kaliforni, Susan Williams, tha se aktori fitues i çmimit Oscar, ishte shkëputur nga jeta shoqërore disa muaj përpara se t’i jepte fund jetës.Williams u  vetëvra në moshën 63-vjeçare, në gusht të një viti më parë, pasi zbuloi se vuante nga sëmundja e Parkinsonit.Robin kishin filluar t’i shfaqeshin edhe simptomat e para si dridhje dhe konfuzion- deklaroi Susan Williams në emisionin "Good Morning America."Ndërsa autopsia zbuloi se Williams, nuk ishte i kthjellët, dhe gjendja e tij mendore ishte e rënduar. “Nëse Robin do të kishtë pasur fat, ndoshta mund të kishte jetuar edhe tre vite të tjera. Ndoshta këto mund të kishin qenë vitet më të vështira të jetës së tij,”-tha  Susane.Edhe pse aktori kishte hequr dorë nga pija, 8 vjet para se të vdiste, ai sërish vuante nga depresioni kronik, një gjendje që e bëntë shpesh edhe paranojak.Robin e dinte se po e humbiste kthjelltësinë, por po luftonte fort që kjo të mos ndodhte. Për këtë arsye, doktorët kishin vendosur që ai t’i nënshtrohej një testi neurologjik një javë përpara se të vetëvritej. Ai kurrë nuk ishte shprehur se do t’i jepte fund jetës.E përlotur, Susan Williams, rrëfeu përpara publikut bisedën e fundit që kishte bërë me të, natën përpara se Robin të vetëvarej dhe momentin kur e mori vesh lajmin nga asistentja e tij.“Unë doja ta shihja tim shoq, duhet ta shihja. Dhe të lutesha bashkë me të. Duhet t’i kisha thënë se e kam falur 1 mijë herë, me gjithë zemër, sepse ai ishte njeriu më trim që unë kam njohur në jetën time.Ju e dini se ne kemi jetuar në një makth, për shumë kohë,” tha ajo. /Oranews.tv/