Topi për ndryshimet kushtetuese: Të jenë gjithëpërfshirëse, jo si në 2008-n

Më i ashpër në përmbajtje, por me të njëjtën kërkesë si kreu i LSI-së, Ilir Meta, kryetari i FRD-së, Bamitr Topi ka bërë apel që politika të tregohet e kujdeshshme per ndryshimet kushtetutese.Edhe zoti Topi, thirri në ndihmë skenarin e 2008, ku kushtetuta u ndryshua në mënyrë të beftë, dhe njësoj si atëherë President, edhe sot si kryetar partie, ai tha se ligji themeltar i shtetit nuk duhet të ndryshojë për interesa partiakeBamir Topi:FRD kërkon që domosdoshmërisht të ketë nevojë për ndryshim të kushtetutës së Rep. së Shqipërisë duke i marrë proceset e rëndësishme në mënyrë paralele që do të thotë për të diskutuar në bazën e një konsensusi të gjerë dhe jo mbi bazën e bisedave dhe vullneteve okulte të dy-tre individëve. Mos mendoni që një natë të bukur u bënë të gjithë bashkë për të ndryshuar kushtetutën për interesa personale, kohë pas kohe pastaj erdhi 21 janar i 2011-s, ikën 4 vetë u plagosën shumë të tjerë, u harrua gjithçka dhe mbas 21 janarit është një drejtësi e cila nuk jep drejtësi. Dhe sot pastaj dalim në paradoksin e madh që edhe kryetari i shteti nuk ka më besim te drejtësia”Topi, përdori një gjuhë të ashpër edhe për Parlamentin e ShqëprisëBamir Topi:Po ky parlament sot për Shqipërinë, për demokracinë në Shqipëri përbën një monstër”.I pyetur nëse FRD mbështet ndryshimin e sistmeit zgjedhor, për të zbatuar sistemin Prim, Topi tha: “ Ne jemi qartë për një ligj zgjedhor ku në esencë të jetë korrektimi kombëtar, ku çdo votë e dhënë të kthehet në një mbështjetje politike për një subjekt politik. /Oranews.tv/