Kylie Minogue ndez dritat e Krishtlindjes në Londër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2015, 18:18
Kylie Minougue ka ndezur dritat e Krishtlindjes që mbulojnë Rrugën “Oxford” në Londër.Në një ceremoni simbolike përpara qindra njerëzve, Kylie shtypi çelesin që ndriçoi 445 globe të artë që zbukurojne rrugën e butikeve të famshëm. Dritat e shumta krijojnë efektin e flokeve të borës që bien.Për herë të parë, rruga ishte bllokuar, dhe nuk lejohej kalimi i automjeteve.Dritat u ndezën me herët se zakonisht, një nismë kjo qe u kritikua në mediat sociale, por që u mbrojt nga organizatorët.
/Oranews.tv/