Deti jugor, Kina paralajmëron SHBA-në për akte provokative
Deti jugor i Kinës është kthyer tashmë në një çështje madhore, teksa qeveria kineze ka nisur përpjekjet për të përvetësuar shumicën e kësaj hapsire ujore.Pekini ka hasur në kundërshtinë e disa vendeve ku përfshihen Vietnami, Malaizia, Philipinet dhe Taivani ndaj çështja do të dërgohet në gjykatën e arbitrazhit në Holandë.Megjithatë, zv. Ministri i Jashtëm kinez, Liu Zhenmin, ka deklaruar shteti i tij nuk do të marrë pjesë në këtë seancë gjyqsore dhe nuk do të njohë asnjë vendim të këtij institucioni."Kina e ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë dhe nuk të pranojë asnjë vendim të gjykatës së arbitrazhit. Kemi zhvilluar bisedime me Filipinet dhe diskutimi është në rrugë të drejtë. Për ne, rruga me e drejtë është dialogu dhe konsensusi. Nuk kemi besim tek gjykata, pasi mbi të mund të ketë presion politik."Ndërkohë, dy përfaqësuesit më të lartë të marinës së Kinës dhe të Shteteve të Bashkuara janë takuar për të diskutuar mbi incidentin e ndodhur disa ditë më parë, ku një luftanije amerikane lundroi pranë arkipelagut kinez Spratli.Bëhet me dije se Admirali Wu Shengli ka paralajmëruar homologun e tij, Xhon Richardson, duke thënë se akte të tilla provokative mund të shkaktojnë luftë midis dy vendeve.Deti jugor i Kinës është një prej korridoreve më të mëdha të tregtisë në botë. Vlera e mallrave që kalojnë çdo vit në këtë det përllogaritet të jetë 5 miliardë dollarë, ndaj edhe debati për të është rritur së tepërmi./Oranews.tv/