Veliaj e Ademi sinjale pozitive për të bashkuar në një shoqatë
Forcat politike të majta dhe të djathta të pushtetit vendor në Shqipëri, për herë të parë do të veprojnë si një trup i vetëm larg ndasive partiake. Kryebashkiakët dhënë sinjale pozitive për krijimin e një shoqate të përbashkët të bashkive në të gjithë vendin pasi aktualisht veprojnë dy shoqata. Hapin e parë e hodhi kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.Veliaj: Propozimi është konkret, ka ardhur momenti që të konsiderojmë seriozisht bashkimin e dy shoqatave. Unë jam i pari që dua të shtrih dorën e bashkëpunimit për tju thënë 15 kolegëve që ka ardhur momenti që në nivel vendor të mos përcojmë frymë përcarje.Kjo ftesë u prit edhe nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi njëherësh edhe kryetar ee bashkive të djathta.Ademi: Unë vlerësoj shpejt, ju shumë shpejt do të shihni pavarësisht bondjeve politike një zë të përbashkët të kryetarëve për cështjet e tyre vendore. Duhet të jemi të hapur me njëri-tjetrin për tu ulur në tryezë.Prej vitesh pushteti vendor nuk i ka shpëtuar politizimit dhe ndarjes në dy shoqata të ndryshme të tryezave që trajtojnë problematikat e bashkive të vendit. Aktualisht në vend veprojnë dy shoqata, një që përbëhet nga kryebashkiakët e djathë dhe një nga të majtet./Oranews.tv/