3 muaj pa rrogë, punëtorët e ARMO-s në Ballsh
Rreth 1200 punëtorë të Kombinatit të përpunimit të thellë të Naftës në Ballsh vijojnë grevë pasi prej tre muajsh nuk marrin pagat. Sipas grupit drejtues të naftëtarëve grevistë, pronarët kanë ikur, ndërsa puna në është ndalur. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të zgjidhur ngërçin.Kamber Iljazi, kryetar i Sindikatës Përpunuesve të Naftës Ballsh: Problemi është mos pagesa e pagave mujore nga punëdhësi. Punëdhënësi azerbajxhanas ka ikur, ndërkohë që ky shtet rri e heshtNaftëtarët grevistë pohojnë se këmbëngulja e tyre do të vazhdojë deri në Tiranë, ndonëse thonë se nuk duan që të politizohet greva.“Do vazhdojmë grevën edhe në Tiranë para parlamentit dhe qeverisë. Nuk duam ta politizojmë por duhet të jepet një zgjidhje.Punëtorët e Kombinatit të përpunimit të thellë të Naftës në Ballsh shprehen se i kanë bërë tre peticione dhe kryeministrit, por ende nuk është marrë ndonjë masë për pagesat e tyre.