Në kërkim të sendeve me vlerë, dhunohet varri 500 vjeçar
Varri 500-vjeçar i cili ndodhet pranë kishës së Shën Venerandës në Pllanë të Lezhës, është dhunuar në kërkim të sendeve me vlere.Në këtë varr ndodhen eshtrat e 4-klerikëve të zonës, ndërsa sëbashku me kishen që është ndër më të vjetrat në ballkan janë shpallur monument kulture që mbrohen nga shteti.Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kombëtare, ka dhënë alarmin për shkatërrimin që po i bëhet vlerave historike të vendit.Ndonëse dhunimi varrit ka ndodhur 1 javë më parë askush nga Drejtoria Rajonale e Kultures Kombëtare në Shkodër nuk është interesuar, ndërsa të vetmit që janë kujdesuar për të riparuar pjeset e dëmtuara kanë qenë banorë të zonës.[caption id="attachment_607542" align="alignnone" width="640"]
Varri i dhunuar ne Lezhe[/caption][caption id="attachment_607541" align="alignnone" width="640"]
Varri i dhunuar ne Lezhe[/caption]/Oranews.tv/