Nis puna për rikonstruksionin e Amfiteatrit antik të Durrësit

Me shembjen e tre shtëpive të fundit të ngritura mbi arenën e amfiteatrit të Durrësit, kanë nisur punimet për rikonstruksionin e tij.Ndonëse punimet nisën me vonesë për shkak të fondit të dëmshpërblimit, brenda 60 ditësh pritet, ti ndryshojnë pamjen amfiteatrit antik.Ledion Lako, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Durrës: Kanë nisur punimet për prishjen e dy objekteve në mënyrë graduale pasi pretendohet se ka objekte të trashëgimisë kulturore.Sipas kreut të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, krahasuar me një vit më parë, është trefishuar numri i vizitorëve në zonat arkeologjike.“Në Muzeun Arkeologjik. nga 21 marsi deri në ditën e sotme mbi 14 mijë vizitorë. Në afmiteatër ka një numër të madh vizitorësh” thotë ai.Muzeu arkeologjik dhe amfiteatri romak kanë qenë objektet më të vizituara përgjatë këtij viti.amfiteatri/Oranews.tv/