Gruaja në Ohajo pret kungullin në formën e Donald Trump
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2015, 22:14
Një zonjë në Ohio të SHBA-ve, ka vendosur tja dedikojë një politikani, kungullin gjigand për festën e Hallouinit këtë vit. Jennette Paras e ka prerë dhe vizatuar kungullin e saj që peshon plot 169.6 kg, sipas imazhit të kandidatit republikan për president, Donald Trump, madje e ka quajtur atë “Trumpkin”.“Flokët e tij, po, i kam ndryshuar pak. Um, sepse flokët e tij shkojnë pa asnjë drejtim. Ishte punë e lezetshme të merresha me flokët e tij të verdhë,”- tha Paras.Paras tha se përgjatë 25 viteve të fundit, gjithnjë kungullin për festën e Hallouinit, ja ka dedikuar personaliteteve të famshme. Kungullin Jennette Paras e ka vendosur sipër çatisë së shtëpisë.
/Oranews.tv/