Mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat për rishikimin e kontratës me “Rapiscan”

Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat për miratimin e rishikimit të kontratës me kompaninë britanike “Rapiscan” për skanimin e kontenierëve në dogana.97 vota pro i dhanë jetë marrëveshjes së re ndërmjet Ministrisë së Financave dhe kompanisë "Rapiscan" që parashikon lehtësimin e sipërmarrjen nga skanimi i deklaratave doganore ku përjashtohen deklaratat tranzit.Ndërkohë fasonët përjashtohen krejtësisht nga skanimi që kushton 22 euro.Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, tha se konçensioni i firmosur në qeverisje e Partisë Demokratik ishte një aferë korruptive.Ai i kërkoi Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, hetim mbi gjithë konçesionet e firmosura nga parardhësit.[caption id="attachment_607339" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Votimi Ne foto: Votimi për miratimin e rishikimit të kontratës me kompaninë britanike “Rapiscan”[/caption]