Rritet numri i grave dhe vajzave me kancer të gjirit, alarmi jepet nga mjekët

Numri i grave dhe vajzave në rajonin e Lezhës të prekura nga kanceri i gjirit ka njohur një rritje të ndjeshme kohët e fundit.Alarmi jepet nga mjekët në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërkohë që jaë ngritur dhe grupe kontakti për sensibilizim të grave, në mënyrë që ato të kryejnë kontroll për të parandaluar sëmundjen në fazë të hershme.Nevruz Bare: Numri i rasteve me kancer të gjirit ka një rritje, çështë e vërteta. Një arsye ndoshta është dhe kjo që dy vitet e fundit ka pasur një angazhim më të madh të Ministrisë së Shëndetësië dhe arsye tjetër është se ka pasur edhe rritje të sëmundshmërisë si raste.Në muajin sensibilizues kundër kancerit të gjirit u soll një mamografi e lëvizshme, pasi kjo është një aparaturë që mungon në spitalin e Lezhës.