Gjermani , Studentja takon sozinë e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2015, 17:44
Të njihesh me sozinë tënde mund të jetë sa fantastike aq dhe e frikshme.Anglezja Cordelia Roberts dhe Irlandezja Ciara Murphy janë dy studentet identike që janë takuar për here të parë gjatë studimeve në Universitetin Bremen të Gjermanisë.Vajzat u njohën një mbrëmje në kampus dhe menjëherë shpërndanë një foto sëbashku në rrjetin social Facebook e cila bëri xhiron në internet.“Kur dilja pas shkollës , njerëzit më pyesnin pse kisha ardhur së bashku me motrën time binjake në Universitet,”- u shpreh Murphy për Twin Strangers.Që pas postimit të fotos , Cordelia dhe Ciaria njihen si binjaket në kampusin e Universitetit.


/Oranews.tv/