Madame Tussauds , Jenna Marble, personaliteti i parë nga You Tube në Muze

Në muzetë e dyllit “Madame Tussauds” në mbarë botën janë ekspozuar deri më tani figura të aktorëve të famshëm të Hollivudit, yje të muzikës, politikanë, mbretër dhe mbretëresha. Së fudmi, kësaj liste i është shtuar edhe një personalitet nga You tube.Për herë të parë, është vendosur në Muzeun “Madame Tussauds” në Nju Jork, figura e një personaliteti të You tube-it dhe ajo është Jenna Marbles. Ajo është një personazh i You Tube-it dhe vlogere e famshme me mbi 15 milionë ndjekës në kanalin e saj në You Tube dhe me 1.8 bilion shikues.Marbles është e para femër që drejton një nga 10 kanalet e You Tube-it dhe e para grua që zotëron një kanal televiziv në internet.“Kush mendon se kjo gjë do tu ndodhë dhe atyre në jetën e tyre? Kurrë. Sigurisht, gjëra të tillë nuk vijne duke ndenjur në dhomë",- tha Marbles pasi zbuloi figurën e saj prej dylli.Muzeu “Madame Tussauds” në New York kishte njoftuar gjatë muajve të verës se listës së personazheve të famshme do ti shtohej edhe një personalitet nga You Tube. Ndërsa më herët edhe dega e muzeve të famshmë prej dylli në San Francisko kishte zbuluar dy personazhe të You Tube-it dhe ata janë, anëtarët e SMOSH-it, Anthony Padilla dhe Ian Hecox.Për të krijuar kopjen prej dylli të Jennas janë dashur më shumë se 250 matje të hollësishme.“Ishte vërtet e këndshme të shihje se si ndërtohet figura prej dylli. Megjithëse mund të them se procesi i matjeve të imtësishme poshtë krahëve nuk ishte dhe aq argëtues. Po mendoja me vete, më falni djema, nuk duhet të kisha ngrënë kaq shumë pica! Por ishte gati e pabesueshme të shihje se si ata matnin me imtësi sytë, dhëmbët dhe flokët. Dhe pjesa më e preferuar për mua ishte marrja e masave të duarve me kallëpin e dyllit. Ndërsa, në fund mu desh të qëndroja për një kohë të gjatë më shikimin fiksuar diku në hapësirë, dhe me gojën gjysmë hapur, pa folur dhe kjo ishte vërtet e këndshme.Figura prej dylli e Marbles nuk është vetëm e para që ekzpozohet në Muzeun e Nju Jorkut, por është edhe e para statujë që mund të të bëjë selfie me vizitorët.Eric Fluet, kreu i marketingut të Muzeut “Madame Tussauds” u shpreh se prezantimi i figurës prej dylli të Jennas ishte vërtët emocionues pasi është e para statujë që mund të bëjë edhe selfie. Në këtë mënyrë, tha ai, ne synojmë të krijojmë një marrëdhënie më të afërt dhe më personale mes vizitorëve dhe figurave të muzeut.“Kjo statujë prej dylli është e veçantë pasi është vetë ajo që mund të shkrepë një foto me ju. Dhe rezultati është një selfie e Jenna Marbles me ju, që mund të shpërndahet në të gjithë botën.”Në dorën e figurës prej dylli është vendosur një telefon origjinal, nga i cili mund të shkarkoni foton tuaj të shkrepur nga Jenna Marbles.jenna-marbles-435 45645346346 /Oranews.tv/