Nicole Scherzinger rrëfen dëshirën për të pasur familjen e saj

Këngëtarja 38-vjeçare, Nicole Scherzinger, nuk ka hequr dorë së kërkuari dashurinë pas dështimit të marrëdhënies 8-vjeçare me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.Në një intervistë për “Daily Mail”, këngëtarja ka deklaruar se vijon të jetë në kërkim të dashurisë dhe madje dëshiron që të martohet dhe të ketë një familje, madje shprehet mjaft optimiste.“Padyshim që dua të martohem dhe të kem fëmijë, pasi kjo jam unë në të vërtetë”, deklaroi ish-pjesëtarja e Pussycat Dolls.E pyetur për ndarjen nga Lewis Hamilton, me të cilin kishte 8 vjet e lidhur, Scherzinger tha se tashmë ndihet shumë më mirë, me një tjetër këndvështrim për jetën dhe më pozitive për të ardhmen.Ndërkohë, dy ditë më parë, ish i dashuri i Scherzinger, Lewis Hamilton fitoi titullin e tretë kampion bote në Formula 1. Me 10 gara të fituara, Hamilton u shpall kampion me 320 pikë.2DCBFF2D00000578-0-image-m-70_1445856922737 2DCC02BD00000578-0-image-m-71_1445856940743/Oranews.tv/