Rekordi i Adele , “Hello” arrin 27 milionë shikime, 24 orë pas lançimit
Vetëm 24 orë pas publikimit të këngës së saj më të re “Hello”, Adele për vetëm 24 orët e para ka marrë mbi 27 milionë shikime. Kënga duket qartë që ka mrekulluar mijëra fansa të këngëtares. Kënga “Hello” është singëlli i parë i këngëtares pas tre vjetëve, dhe do të jetë pjesë e albumit të titulluar “25” që do të publikohet I plotë më 20 nëntor.Ky album vjen pas katër viteve pauzë që ju deshën këngatares, pas suksesti me albumin 21, i cili arriti një numër rekord shitjesh, plot 30 milionë kopje në të gjithë botën.Videoja e këngës së re të Adeles është realizuar nga regjisori Xavier Dolan. Ajo që ka tërhequr vëmendjen nga videoklipi është fakti se këngëtarja mban në dorë një telefon të modelti të vjetër. Arsyen e kësja zgjedhjeje e ka zbuluar vetë regjisori:“Asnjëherë s’kam pëlqyer t’i bëj pjesë të filmimeve smartfonët ose makinat më të reja. Nëse do kishim një iPhone ose një makinë të re në klip, atëherë do të më krijohej ndjesia sikur jam duke bërë një gjë komerciale, jo art,”-tha Dalan.Edhe personazhët e botës së show-bizzit kanë reaguar përmes postimeve, madje shoqëruar me foto për ndjesinë që i jep kjo këngë, disa prej tyre edhe janë përlotur.
/Oranews.tv/