Kendall & Kylie Jenner paditen nga një kompani veshjesh

Dy motrat e famshme, Kendall dhe Kylie Jenner janë paditur nga një kompani veshjesh “Island Company” me pretendimin se i kanë vjedhur logon.“Island Company” , e themeluar në vitin 2002, i ka paditur motrat pasi ato i kanë vjedhur logon e cila thotë: “Lërë punën. Bli një biletë. Nxihuni. Dashuroni. Mos u pendoni”.Sipas “New York Post's Page Six”, kompania pretendon se “PacSun” kanë nxjerrë në shitje bluzat me një moto të ngjashme: “Vraponi. Dashuroni. Mos u pendoni”, moto e cila mund të krijojë një ngatërresë të klientët. “Island Company”, e cila është një firmë që përdoret nga Brad Pitt, Cameron Diaz dhe Johnny Depp, raportohet t’i ketë kërkuar motrave ta heqin nga tregu këtë linjë.Edhe pse në moshë të vogël, 19 dhe 18 vjeç, Kendall dhe Kylie kanë një pasuri të përbashkët prej 4.9 milionë paund, dhe ndjekës të përbashkët në Instagram, rreth 76.1 milionë. Në muajin korrik, motrat Jenner u bënë fytyrat e fushatës së fundit të markës së rrobave “Balmain”.2DCCB5D100000578-3289825-image-a-7_1445862187419 1CDEEF1F00000578-3289825-image-a-9_1445862402661 2DCC639300000578-3289825-image-m-5_1445860040474/Oranews.tv/