Daniel Craig , Aktori dhe regjisori Mendes në premierën e filmit “Spectre”
Pas disa muajsh pritjeje është shfaqur mbrëmjen e së hënës premiera botërore e filmit të radhës të agjentit 007, “Spectre”, në një event gala të mbajtur në Royal Albert Hall të Londrës. Daniel Craig, aktori i gjashtë që luan rolin e agjentit më të dashur në botë, James Bond, u shfaq në tapetin e kuq tepër elegant krah dy kolegeve, aktoret, Lea Seydoux dhe Monica Bellucci.Craig, i cili intepreton në rolin e agjentit të famshëm 007 për herë të katërt, ka rrëfyer se regjisori i ka lënë dorë të lire dhe përtej skenarit gjithmonë ka improvizuar.“Gjithmonë kam qenë i lirë të shpreh kreativitetin tim, që kur kam filluaj të aktroj në rolin e Bondit dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë. Gjithashtu, i jam shumë mirënjohës ekipit të xhirimit,janë vertet të talentuar.” Më tej, Greig ka vlerësuar regjisorin Mendes si një nga regjisorët më të mirë.Monica Bellucci, 50 vjeç, pjesë e kastit të aktorëve tha se mund ta përmblidhte me një fjalë të gjithë eksperiencën në këtë film. “Është magjike”, tha ajo.“Është e pabesueshme se si James Bond përfaqëson kaq shumë njërëz, jo vetëm në Angli, por në të gjithë botën. Për mua ishte një kënaqësi e madhe të punoja me regjisorin Sem Mendes dhe aktorin Daniel Greig.“Spectre” ka nisur të shfaqet në kinematë britanike nga 26 tetori dhe zgjat saktësisht 160 minuta. Ky është filmi më i gjatë që është bërë ndonjëherë për agjentin ‘007’. Kolona zanore e filmit është shkruar nga këngëtari anglez, Sam Smith, dhe mban titullin “Writing’s On The Wall”.
/Oranews.tv/