Katy Perry mbështet fushatën e Hillary Clinton
Siç duket fushata për presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Hillary Clinton, po ndjek hapat e asaj të presidentit aktual Barack Obama. Pas Kanye West dhe Kim Kardashian, tashmë është Katy Perry ajo që i është bashkuar Znj.Clinton.Diçka e tillë është bërë e ditur falë disa fotove të postuara në Instagramin e kandidates, ku ajo madje i ka uruar ditëlindjen këngëtares me nje foto selfie. Ndërkohë Katy Perry i ka dhuruar Clinton një varëse prej floriri me fjalën “POTUS” (President Of The United States). Mesa duket edhe Katy Perry e ka gjetur lideren e re të shtetit amerikan.Së fundmi, kandidatja demokrate për Presidente e Shtëpisë së Bardhë, Hilari Klinton, i është përgjigjur pyetjeve të republikanëve për 11 orë rresht në lidhje me sulmin e vitit 2012 në Konsullatën amerikane në Bengazi, në të cilin humbi jetën Ambasadori dhe tre punonjës amerikanë.
/Oranews.tv/