Mijëra emigrantë të bllokuar në kufi, në pritje për të kaluar në Kroaci
Mijëra emigrantë kanë qëndruar këtë të shtunë në pikën kufitare Berkasovo-Bapska në pritje për të kaluar kufirin serbo-kroat.3000 të tjerë kaluan kufirin kroat mbrëmjen e kaluar mes motit të ftohtë dhe me mjegull të dendur, duke e çuar në 6 mijë numrin në 24 orët e fundit.Një zyrtar i UNHCR, Niklas Agerup, tha se kufiri ka qëndruar gjatë gjithë natës i hapur, por numri i lartë i emigrantëve ka shkaktuar edhe vonesat në kufi, duke i lënë refugjatët në pritje në natën e akullt.Ai shtoi se gjatë ditës priten edhe 7000 refugjatë të tjerë në Berkasovo, një ndër pikat kryesore kufitare që iu shërben emigrantëve për kalimin nga Kroacia në Slloveni dhe më pas në Europën Perëndimore."Ne kemi të dhënat e regjistruara në pikat kufitare të shteteve të tjera, dhe duke qenë se jemi pika kryesore e daljes nga Serbinë, ne mund të presim 7000-8000 persona në 24 orë", shtoi Agrup.Në Berkasovo, policia kufitare është përpjekur t'i kalojë emigrantët në grupe me nga 50 deri në 100 persona dhe për të koordinuar lëvizjet ka vendosur barriera metalike, që të shërbejnë si tunel për kalimin e tyre në kufi.Por problem më i madh është i ftohti dhe në këtë moment ata kanë nevojë për më shumë mbështetje.Të premten Ministri i Brendshëm serb dhe homologu i tij kroat ranë dakord për të përshpejtuar kalimin tranzit të refugjatëve nga Serbia në Kroaci.