Shtëpia e Fishtës e rrënuar, banorët e revoltuar: E pafalshme neglizhenca
Teksa në qytetin e Lezhës u organizuan një sërë veprimtarish në kuadër të 144-vjetorit të lindjes të poetit At Gjergj Fishta, për pasarëdhësit e tij dhe banorë të fshatit ku ai ka lindur dhe është kjo ditë është një ditë proteste.Të indinjuar nga neglizhenca e shtetit, ata janë mbledhur para shtëpisë së shkatërruar ku ka jetuar Fishta në shenjë proteste për harresen që i është bërë kësaj figure emblemtike të Kombit Shqiptar.“Mendoj se duhet të jetë një ditë proteste ditëlindja e Patër Gjergj Fishtës” thotë Preç Ndoj banor i zonësInvestitori ka ardhur nga Kosova për të investuar për restaurim dhe për ta bërë vend pelegrinazhi por askush nuk do” thotë Markeljan Hiluku, banor i zonës“Nuk është e vërtetë ajo që thotë ministria e Kulturës se projekti nuk ekziston. Mangësitë e projektit mund të rregulloheshin. Ndërkohë një projekt i gatshëm në Ministrinë e Kulturës me vlerë 3.4 milionë lekë të vjetra” thotë Paulin Zefi.Në 144-vjetorin e lindjes së Fishtes në Lezhë ishte i pranishëm edhe patrioti Kosovar Sabri Maxhuni, i cili tha se shpërblimin që ka marrë nga burgosja e padrejtë, do t'i përdorë vetëm për të bërë diçka për figurën e Fishtës, përfshirë edhe banesën ku ai ka jetuar.Edhe në këtë përvjetor, aktivitetet në nderim të Fishtës u mbyllen brenda mureve të biblotekës, nga ku lëshohen vetëm apele.
/Oranews.tv/