Ambasada gjermane u ankua për betonizimin e Thethit, qeveria premton frenimin

Betonizimi i Thethit po bëhet një fenomen shqetësues për qeverinë shqiptare.Zv.ministri i Zhvillimit Urban Gjon Radovani pranoi se për këtë çështje shteti shqiptar ka marrë një leter ankese edhe nga ambasada gjermane, ndërsa siguroi ndërhyrje të shpejtë për frenimin e fenomenit.Gjon Radovani, zv/ministër i Zhvillimit Urban: “Kam pasur ankesat dhe nga donatorë, psh ambasada gjermane. Objekte të paplanifikuara nuk duhen të ndërtohen”Por sipas zv/ministrit Radovani, ajo çfarë është bërë me territorin në këto 25 vite është një autogol që Shqipëria i ka bërë vetes.Përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Urban ishin në Shkodër, në kuadër të turit të takimeve për prezantimin e planeve kombëtare strategjike të territorit. 3 janë orientimet, plani i përgjithshëm kombëtar, ai i integruar i Bregdetit dhe i zonës ekonomike Tiranë - Durrës.Në muajin nëntor pritet që të shpallen edhe firmat fituese që do të nisin punën për planet e përgjithshme vendore të 26 bashkive në vend./Oranews.tv/