Shembet rruga, bllokohen qindra familje të fshatrave të Godoleshit

Bllokohen plotësisht nga rrëshqitja e rrugës, banorët e fshatrave Godolesh, Griqan, Gur i Zi e Labinot Mal në bashkinë Elbasan. Shembja ka ndodhur gjatë natës së të premtes, si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit.Situata paraqitet akoma më problematike, pasi pak ditë më parë u bllokua edhe rruga e Bizës, që shërbente si rrugë dytësore për lidhjen me të tjerë fshatra.Banorët e këtyre fshatrave e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë drejt qytetit për nevojat e tyre.Shtabi i emergjencave të Elbasanit ka ngritur një grup pune që po inspekton shembjen përgjatë rrugës dhe po mobilizon mjete dhe fuqi punëtore për kapërcimin e situatës.Rruga që lidh Godoleshin me dhjetëra fshatra ndonëse ka pasur probleme në vazhdimësi cdo periudhë reshjesh, deri më tani ka njohur vetëm riparime në pikat ku evidentohen shembje./Oranews.tv/