Kongresi i PS-së nuk do shtyhet, Kokëdhima: Thashetheme

Partia Socialiste do të mbajë kongresin në janar, ashtu siç është parashikuar ne vendimin e Asamblesë Kombëtare të korrikut.Pas një jave debatesh në distancë që shkaktoi propozimi i deputetit Koço Kokëdhima për të shtyrë zhvillimin e Kongresit, takimi prej afro tre orësh i kryesocialistit Edi Rama me koordinatorët ka shërbyer për të rikofirmuar vendimin e Asamblesë dhe për të mos ndryshuar axhendën.Vetë kretari i PS, u largua nga takimi pa bërë komente për gazetarët por duke u shprehur “Ç’punë keni ju se kur do të zhvillohet kongresi i PS-së”Ndërsa koordinatori i jugut, Kokëdhima, i konsideroi thashetheme, zërat se ai ka kërkuar shtyrje të kongresit“Mos u merrni me thashetheme” u shpreh ai.6 koordinatorët e grupi të punës në PS për koordinimin dhe organizimin e zgjedhjeve të 2017-s, kanë raportuar përpara kryetarit Rama dhe kreut të grupit parlamentar Ruçi për punën e deritanishme në bazë.kongresi ps/Oranews.tv/