Topuzi: Turizmi shqiptar një i sëmurë kronik, Qeveria të ulë TVSH
Në prag të diskutimit të paketës fiskale për vitin 2016, industria e turizmit i kërkon qeverisë të mbajë premtimin dhe të ulë nivelin e TVSH-së për të qenë më konkurent me rajonin pavarësisht se skepticizmit të FMN-së për ulje taksash. Zv/presidenti i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi, theksoi se sezoni turistik i këtij viti ishte më i mirë, por shumë larg krahasuar me rajonin.Ulja e TVSH-së është një ndër kërkesat kryesore të industrisë së turizmit për vitin e ardhshëm fiskal.Zv/presidenti i Shoqatës së Turizmit thekson se është e rëndësishme që të mbahet një premtim i tillë dhe të mos ketë ndërhyrje të FMN-së.Topuzi: Një nga pikat më të rëndësihme që pengon zhvillimin e turizmit është TVSH-ja pasi turizmi është eksport. Realizon gati 40% të eksporteve në Shqipëri.Ne shpresojmë që në paketën fiskale të 2016 të bëhen konkrete, shpresojmë që edhe FMN të mos jetë pengesë për arsye se ulja e TVSH është edhe në vendet e tjera ku është prezent. Pra Greqia e ka 6.5, ndërkohë që FMN është prezent.Zv/Presidenti i Shoqatës së Turizmit vlerëson se gjatë këtij viti turizmi në vend ka pësuar rritje, por në krahasim me rajonin mbetet shumë larg.Topuzi: Ne si Shqipëri jemi mbrapa tyyre ëpr shumë arsye që janë vënë në dukje gjatë 25 viteve. Shqipëria ka një turizëm që mund ta përkufizosh një të sëmurë kronik i cili vazhdon të lëngojë me të njëjtat defekte, probleme. Nuk arrin të krijojë dot një produkt të plotë turistik në mënyrë që të ketë mundësi të thithë të ardhurat.Kohët e fundit zyrtarë të qeverisë kanë përsëritur disa herë premtimin për të ulur TVSH-në për sektorin e turizmit.
/Oranews.tv/