Shtyhet me dy javë tenderi për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit

Tenderi për dhënien me koncesion për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit është shtyrë.Kompanitë konkuruese i kërkuan Ministrisë së Transporteve shtyrje të afatit përtej datës 15 tetor kur dhe ishte parashikuar shpallja e fituesit.Edmond Haxhinasto: Është një kërkesë normale proceduriale. Nëse kërkohet shtyrje nga ana e kompanive pjesëmarrëse realizohet. Këtë kemi bërë. Kemi shtyrë me dy javë hapjen e oferta për “Rrugën e Kombit”Për të parandaluar rrëshqitjet e dherave në aksion nacional tiranë-elbasan, në fshatin Ibë, ministri i Transporteve Haxhinasto tha se kompania po kryen investimin për të zgjidhur situatë.Edmond Haxhinasto: “Është e turpshme të thuhet por këto rrëshqitje ndodhin 11 km larg Tiranës. Normalisht ky territor duhej të ishte shumë mirë I studiuar dhe I njohur dhe përfshirë në projekt”Rrëshqitja e dherave ne zonen e Ibes ka qënë një problematikë ne vijimësi gjatë viteve te fundit duke sjellë dëmtimin e dhjetra shtëpive dhe bizneseve.haxhinasto/Oranews.tv/